Parlamenti jugoafrikan kundër impiçmentit të presidentit Ramafosa
Parlamenti jugoafrikan sot votoi kundër ngritjes së procedurës për impiçment ndaj presidentit Sirill Ramafosa, deklaroi kryetari i Parlamenti.
Deputetët votuan për hedhjen poshtë të raportit të përpunuar nga një grup ekspertësh të cilët gjetën dëshmi preliminare se Ramafosa mbase e ka shkelur ligjin me fshehjen e devizave në llogari të fermës së tij private.
Ramafosa e mohoi se ka kryer diçka të jashtëligjshme në rastin që mediat e quajtën “Farmgejt”.
Ai e kontestoi raportin para Gjykatës, madje edhe aspak nuk është akuzuar për vepër penale, por disa kundërshtarë kërkuan dorëheqjen e tij.

