Zv. i Gërvallës merr pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut – A5

Në këtë takim u diskutua për sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet rajoni, përcjell arbresh.info.

Zëvendësministri Ahmeti tha se tanimë po përballemi me rrezik të prekshëm të shkaktuar nga Serbia, gjë që shpërfaqë përballjen mes vlerave demokratike dhe atyre autokratike, të cilat domosdoshmërisht do ta formësojnë të ardhmen tonë.

Ai po ashtu, theksoi se për Republikën e Kosovës, është jashtëzakonisht i rëndësishëm integrimi në mekanizmat e sigurisë në këto kohë sfiduese për sigurinë.

Duke falenderuar vendet anëtare mbështetëse, ai bëri thirrje që Republikës së Kosovës t’i ngritet sa më parë statusi në anëtar të plotë të kësaj nisme të rëndësishme rajonale, bëhet e ditur në komunikatën e MPJD-së.