Szunyog: I lumtur që Këshilli i BE mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i lumtur që Këshilli i Evropës sot mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Twitter, Szunyog theksoi se Këshilli i BE-së mbështeti konkluzione mbi procesin e zgjerimit dhe stabilizimit dhe procesin e asocimit.

“I lumtur të theksoj se Këshilli BE-së mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një rregullore përkatëse”.
“Më tej u përshëndet vazhdimi i Dialogut të lehtësuar nga #BE dhe iu bë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Gjithashtu u përshëndet progresi i vazhdueshëm i Kosovës në forcimin e demokracisë dhe #Sundit të Ligjit, administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, antiterrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, shkroi Shefi i Zyrës së BE-së në Twitter.