Vdekja e të burgosurit në Gjilan, pezullohet nga puna drejtori dhe zëvendësdrejtori i Qendrës së Paraburgimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, një mbikëqyrës dhe një zyrtar korrektues brenda kësaj qendre.

Në një njoftim, bëhet e ditur nga SHKK-ja se këto pezullime kanë ndodhur për shkak të vdekjes së të burgosurit B.E., sot gjatë ditës në këtë Qendër, përcjell arbresh.info.

Këtë vendim për pezullimin e tyre e morri Komisioni Disiplinor i SHKK-së, i cili po vazhdon edhe më tej me procedurat hetimore lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka  pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrëtarin korrektues, M.H.

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre.