Është arrestuar një kontrabandist i emigrantëve
Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovo, sot në orën 2:15 në rajonin e lokalitetit Stobi e privuan nga liria V.T.(35) nga Shkupi.
Siç informon MPB, gjatë kontrollit të automjetit “alfa romeo” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dy persona – emigrantë nga Siria.
V.T. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi adekuate.

