46 vjeçari nga Haraçina tenton me kamion të godasë policin

Shkup, 13 dhjetor – 46 vjeçari nga Haraçina gjatë ditës së djeshme me kamion ka tentuar të godasë një polic në afërsi të fshatit Nikushtak, informon Zhurnal.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 15:10 në fshatin Nikushtak. Siç njoftojnë nga MPB, 46 vjeçari ka tentuar të godasë policin duke kryer ai detyrat e tij. Haraçinasi menjëherë më pas është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor./Zhurnal.mk