Gjobiten 147 shoferë të shpejtë

Shkup, 13 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme, në kontroll të përforcuar në territorin e shtetit, janë sanksionuar 147 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

“Prej tyre shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra më shumë se që është lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shpejtë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, 82 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 65 jashtë vendbanimeve”, kumtojnë nga policia.

Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacioni dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.