Një person kërcen nga ura e gurit në Vardar, gjendet përballë MPJ-së (Foto)
Shkup, 13 dhjetor – Sot në ora 08:30 në numrin urgjent 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza është denoncuar një rast ku një person ka kërcyer nga ura e gurit në lumin Vardar. QMK menjëherë ka realizuar komunikim dhe në koordinim me MPB-në dhe Brigadën e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në teren, informon Zhurnal.
Personi është gjetur pak më poshtë, përballë Ministrisë për Punë të Jashtme në ora 09:00. Personi është tërhequr nga ekipet e zjarrfikësve dhe i është dorëzuar ndihmës së shpejtë. Personi në fjalë është gjallë./Zhurnal.mk


