Gjatë një bastisjeje në Koçan janë gjetur 105 paketime marihuanë të përgatitura për shitje

Shkup, 12 dhjetor – Nëpunës policorë nga Sektori për punë të brendshme – Koçan, sot, gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësira të tjera të cilat i ka shfrytëzuar qytetari 33-vjeçar i Koçanit E.H. gjetën 105 paketime marihuanë të përgatitura për shitje, informon MPB.

“Pas urdhrit të siguruar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore Koçan, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të cilat i ka shfrytëzuar E.H., me ç’rast janë gjetur dhe janë marrë 105 paketime marihuanë të përgatitura për shitje. Droga është marrë, personi është arrestuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik”, ceket në kumtesë.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër E.H. do të inicohet padi penale me procedurë të shpejtë për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve” në pajtim me nenin 215 të Kodit penal.