Përleshje e armatosur midis forcave indiane dhe kineze në qytetin Tavang

Forcat indiane dhe kineze të premten janë përplasur në qytetin Tavang, në shtetin indian Arunaçal Pradesh, njofton sot agjencia ANI, duke iu referuar burimeve të veta të sigurisë.

Mediat britanike njoftojnë se përplasja ka rezultuar me disa ushtarë të lënduar më lehtë nga të dyja palët.

Zëdhënësi i Ministrisë indiane të Punëve të Jashtme nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

India dhe Kina e ndajnë një kufi kontestues të gjatë prej 3.800 kilometrash, ku forcat e tyre paraprakisht ndiqnin protokolle shumëvjeçare për shmangien e përdorimit të armëve përgjatë kufirit, i njohur edhe si Linja e kontrollit real (LAC).