Von Cramon: Pres largimin e barrikadave
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se pret largimin e barrikadave serbe në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, von Cramon tha se paqja dhe stabiliteti në veri duhet të jetë prioritet dhe se sulmet ndaj ushtarëve të EULEX-it dhe deklaratat e Vuciqit për rikthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme, përcjell arbresh.info.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon.

