Rritet numri i turistëve dhe i bujtjeve
Shkup, 12 dhjetor – Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i turistëve në tetor të vitit 2022 ka qenë 81.848, nga të cilat 34,8 për qind janë vendor, ndërsa 65,2 për qind janë turistë të huaj.
Në muajin tetor janë evidentuar 180.003 bujtje, nga të cilat 41.8 për qind janë turistë vendor dhe 58.2 për qind të huaj.
Në periudhën janar – tetor të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 38.3 për qind. Tek turistët vendorë ka rritje prej 5,8 për qind dhe tek të huajt për 85,7 për qind.
Numri i bujtjeve, megjithatë është rritur për 22.6, për qind tek turistët vendor ka rritje për 3.6 për qind, ndërsa tek turistët e huaj për 73.0 për qind

