Aksion i policisë: Kapen 4 persona me vetura të falsifikuara
Shkup, 12 dhjetor – Në periudhën prej në ora 18:15 (11.12.2022) deri në ora 06:10 (12.12.2022), zyrtarët policorë për punë kufitare në Veri kanë arrestuar katër persona, prej të cilëve tre nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria, informon Zhurnal.
Në ora 18:15 dje në TAbanoc është arrestuar A.B(41) nga Gjevgjelia përshkak se gjatë kontrollit të veturës së tij, është konfirmuar se numri serial i veturës me targa të Bullgarisë ka qenë i falsifikuar, respektivisht numri në lejen e qarkullimit nuk ka qenë i njejtë si me atë të veturës.
Për ët njejtën vepër, në ora 06:10 në Tabanoc gjithashtu është arrestuar edhe 37 vjeçari E.D nga Shqipëria. Ai është kapur me veturë Ford Fiesta.
Pastaj në rrugën lokale Tabanoc – Llojan janë arrestuar 21 vjeçari H.H dhe 39 vjeçari H.M të dy nga fshati Sopot i Kumanovës. Ata janë kapur me një veturë të falsifikuar Seat Ibiza ndërsa është gjetur edhe një revole Col. 99 mm Parabelum. Kundër tyre do të ngriten kallëzime penale./Zhurnal.mk

