Vdes në aksident trafiku 36 vjeçari nga Llojani i Kumanovës

Kumanovë, 12 dhjetor – Një burrë 36 vjeçar nga fshati Llojan i Kumanovës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Tabanoc – Kumanovë, informon Zhurnal.

Rasti ka ndodhur në ora 01:20 pas mesnate në autostradën Tabanoc – Kumanovë, kur një veturë Golf me targa të Kumanovës i drejtuar nga A.A (36) nga fshati Llojan, ka humbur drejtimin e veturës dhe ka dalë nga rruga. Personi A.A ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë./Zhurnal.mk