Shqiptohen 241 sanksione për ngasje të shpejtë

Shkup, 12 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 241 shoferë.

Siç bën të ditur MPB-ja, tetë prej tyre kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 167 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 74 jashtë vendeve të banuara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.