LSDM: VMRO-DPMNE dhe kuadrot e saja të paafta e sollën Shkupin në një kaos

Shkup, 12 dhjetor – Përmes një kumtese për media, nga LSDM sot thanë se “kryetari shpic Hristijan Mickoski dhe kuadrot e paaftë nga VMRO-DPMNE, për një vit e kanë shkatërruar Shkupin”.

Sipas tyre, për një vit ata e kanë sjellë Shkupin në një kaos, transmeton Zhurnal.

“Shoferët privatë nuk lëvizin, NQP po mbytet në borxhe, ndërsa e vështirë është gjendja edhe në ndërmarjet tjera të qytetit. VMRO-DPMNE ka kryetaren e komunës, kryetarin dhe shumicën në këshill, dhe pjesa më e madhe e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese të ndërmarjeve publike. Përgjegjësia për katastrofën që po i ndoddhë Shkupin është në paaftësinë e kuadrove të VMRO-DPMNE-së”, theksojnë nga partia në pushtet duke shtuar:

“Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së më me rëndësi u janë biznes interesat, tenderët dhe provizionet, se sa zgjidhja e kaosit që e krijuan”, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk