Me dokumente false në Rinas, arrestohen 3 të rinj nga Kosova

Tre të rinj nga Kosova janë arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi paraqitën dokumente false në sportelin në dalje nga vendi. Të arrestuarit janë L.I. 24 vjeç, Sh.H. 26 vjeç dhe P.A.27 vjeç.Punonjësit e policisë patën dyshime për origjinalitetin e dokumenteve dhe i verifikuan nënë laboratorin e Policisë Kufitare. Rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat ishin të falsifikuara

.Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet  e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.