Zhduket një person në Prizren

Një person është raportuar i humbur para disa ditësh në Komunën e Prizrenit. Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës nga nëna e djalit që pretendohet se është zhdukur,

Raportuesja ka deklaruar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rr. Fehmi Lladrovci, Prizren, 08.12.2022-20:00.Me datë 10.12.2022 ankuesja femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.