Moti i keq, inertet bllokojnë rrugët e Gjirokastrës

Situatë kritike në Gjirokastër. Inertet kanë vërshuar në rrugët e brendshme të qytetit. Rreshjet me intensitet të lartë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në Gjirokastër.

Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është e pushtuar nga rrëshqitja e inerteve që vijnë me furi nga lartësitë e pjesës kodrinore me zhavorr pranë përroit të Çullos.

Drejtoria e Pyje dhe Kullotave po ndërhyn në terren përmes mjeteve të rënda eskavatore për të hequr zhavorrin që ka izoluar qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Fadromat po punojnqë me intensitet për evadimin e zhavorrit.