U ndal ta ndërrojë gomën e veturës, vetura tjetër e përplas për vdekje
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime pas aksidentit të sotëm në Shkup. Viktima ishte ndaluar të ndërrojë gomën e makinës skaj rrugës. Një tjetër shofer u ndalua t’i ndihmojë.
Teksa kanë punuar ta ndërrojnë gomën, një shofer 18 vjeçar i ka goditur me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas është kthyer, ndërsa automjeti është gjetur në vend tjetër.

