Evakuohet edhe qendra tregtare East Gate Mall, ka dyshime për bombë!

Shkup, 9 dhjetor – Qendra tregtare “East Gate” është evakuuar tërësisht. Policia dhe sigurimi zbraznin qendrën tregtare nga vizitorët dhe të punësuarit. Për momentin ka dyshime se është dërguar kërcënim me bombë edhe në East Gate Mall, pasi deri tani këto kërcënime dërgoheshin nëpër shkolla dhe dje prë herë të parë ndodhi që të dërgohet edhe në Bankën Popullore, informon Zhurnal.

Si duket kryerësve të këtyre veprave u duket interesant të tallen me këto kërcënime duke detyruar njerëzit të evakuohen kot.

Para hyrjes së East Gate ka sigurim dhe polici. Të gjitha shitoret u mbyllën në mënyër eksprese. Të shohim nëse bëhet fjalë për kërcënim me bombë apo është thjeshtë një trajtim për evakuim.

Ndryshe sot kërcënime me bombë përsëri morën edhe shkollat e mesme Vllado Tasevski, Korçagin, Josip Broz Tito, Orce Nikollov, Nikolla Karev, Mihajllo Pupin/Zhurnal.mk