Bastisje në Gjevgjeli, 27 vjeçarit i gjendet laboratori droge
Gjevgjeli, 8 dhjetor – Dje në ora 16:30 minuta në Gjevgjeli nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Gjevgjeli nga liria është privuar R.J. (27) nga Gjevgjelia, për arsye se tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie ngjyrë kafeje në gjendje pluhuri dhe një sasi më e madhe e të hollave.
Siç bëri të ditur MPB, pak më vonë me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e tij në Gjevgjeli, gjatë së cilës është gjetur mini laborator i improvizuar me saksi të kanabisit, si dhe marihuanë dhe farëra të kanabisit.
“Sendet e gjetura janë dërguar për ekspertizë, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës dhe do të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

