KB: Ukrainasit vuajnë shumë për shkak të luftës dhe shkatërrimit të shkaktuar nga Rusia
Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Martin Grifits, deklaroi se ukrainasit “vuajnë shumë për shkak të luftës dhe shkatërrimit të shkaktuar nga Rusia”.
Në një deklaratë para Këshillit për siguri të KB-së, Grifits tregoi në “rritjen e numrit të rasteve të vdekjeve, zhvendosjeve dhe vuajtjeve” në Ukrainë për shkak të luftës që e filloi Rusia më 24 shkurt.
Ai theksoi se shumë ukrainas kanë mbetur pa rrymë gjatë muajve të dimrit për shkak të sulmeve ruse dhe se në vend ka edhe krizë në furnizimin me ujë.
“Sot, shumë civilë në Ukrainë bëjnë përpjekje të ndryshme për të mbijetuar”, tha Grifits.
Ai theksoi se ukrainasit po përballen me shumë probleme dhe vuajtje për shkak, siç tha “luftës së pakuptimtë” dhe sulmeve ruse ndaj infrastrukturës.
Grifits tha se ukrainasit urgjentisht u nevojitet ndihmë, veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

