Hovernier: S’ka kushte për zgjedhje në veri

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovernier, ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.

Në një postim në Tëitter, Hovernier theksoi se siguria e qytetarëve duhet të jetë në rend të parë, dhe duhet të tregohet vetëpërmbajtje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Hovenier gjithashtu ka shkruar se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, derisa ka dënuar incidentet e djeshme serbe në veri.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier në Tëitter.

Ky reagim i tij vie pas sulmeve të fundit nga serbët e veriut ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri të cilët po përgatiteshin për zgjedhjet e reja që do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor.