Autobusët privatë vazhdojnë me protesta, Arsovska kërkon transportues tjerë për linjat 22 dhe 20

Shkup, 7 dhjetor – Transportuesit privatë të autobusëve tashmë të tretën ditë me radhë me vazhdojnë protestat e tyre përmes bllokadave në disa nga pikat kryesore të trafikut në kryeqytet. Sipas deklaratave të tyre të mëparshme, ata nuk do t’i largojnë autobusët derisa të plotësohen kushtet e parapara për pagesën e borxhit që e kërkojnë nga Qyteti i Shkupit. Nga ana tjetër, autoritetet e qytetit paralajmërojnë se sot do të ketë një thirrje të re publike për transportuesit privatë të autobusëve për linjat numër 20 dhe 22.

Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Arsovska gjatë këtyre dy ditëve nuk dolën me qëndrim lidhur me protestat dhe kërkesat e transportuesve privatë të autobusëve.

“Nga Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë reagim, askush nuk po thotë asgjë nga ana e tyre, për momentin do të mbeten bllokada, tha për MIA-n, drejtori i transportuesit privat të autobusëve “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovski.

Ai tha se kanë pritur njoftim nga Qyteti për të parë se çfarë do të bëjnë, por nuk ka pasur qasje apo ofertë për kontratë dhe, theksoi ai, bllokimet e rrugëve mbeten për momentin.

Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit dje njoftoi se sot do të shpallet një thirrje e re publike për autobusët privatë në linjat numër 20 dhe 22.

“Ftojmë të gjithë operatorët privatë të aplikojnë në thirrjen e publikuar, individualisht ose përmes një përfaqësuesi të një grupi transportusish privatë”, thuhet në njoftimin e Qytetit.

Dallimi i vetëm, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, është se as “Sloboda Prevoz” dhe as “Makeekspres” nuk do të mund të konkurrojnë për një vit nga dita e ndërprerjes së kontratës për shkak të shkeljes së dispozitave të kontratës nga ana e tyre.

Ndërkohë qytetarët edhe sot do të detyrohen të gjejnë alternativa në komunikacion për shkak të bllokimeve të trafikut që po ndodh si pasojë e bllokadës së transportuesve privatë të autobusëve.

Jovanovski një ditë më parë kërkoi nga institucionet tjera që të përfshihen në gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi dhe paralajmëroi se është e mundur një zgjerim i caktuar i protestave.

– Не може граѓаните да не критикуваат нас, треба да го критикуваат изворот на овој проблем, а тоа е кај градоначалничката која дозволи ова да се случи. Не смеат граѓаните да дозволат да имаат ваков градоначалник кој не се грижи за нивниот интерес, рече Јовановски.

“Qytetarët nuk mund të na kritikojnë, duhet të kritikojnë burimin e këtij problemi, që është kryetarja e komunës që e ka lejuar këtë. Qytetarët nuk duhet të lejojnë të ketë një kryetar të tillë që nuk i intereson interesi i tyre, tha Jovanovski.

Të hënën, drejtori i “Sloboda prevoz” po ashtu ka deklaruar se ka pranuar njoftim për shkëputje të kontratës nga Qyteti i Shkupit edhe me ta, pasi muajin e kaluar është ndërprerë kontrata me “Makekpress” me arsyetimin se kushtet sipas kontratës nuk janë përmbushur.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, të hënën akuzoi se kaosi që po i ndodh qytetit të Shkupit, siç tha ai, është vetëm për shkak të paaftësisë dhe interesave afariste të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të tyre Hristijan Mickoski.

“Qytetarët duhet ta dinë se VMRO-DPMNE e ka qeverisjen e qytetit në Shkup. Propozimet, përkatësisht personeli i VMRO-DPMNE-së është më i përfaqësuar në të gjitha bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në Qytetin e Shkupit, përfshirë edhe në NQP. Dhe ata kanë përgjegjësi të plotë për atë që po ndodh sot në Shkup, tha Kovaçevski.

Në të njëjtën ditë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga ana tjetër, apeloi që të ulen dhe të bisedojnë me ata që po protestojnë, dhe siç theksoi, qytetarët të mos mbahen peng nga subjektet politike që janë duke u grindur.

Kurse ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, të hënën në një dalje televizive ka treguar se Qeveria ka instrument për heqjen e bllokadës transportuesve privatë të autobusëve.

Sipas tij, protesta po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe sipas mënyrës se si po shkon, nuk ka për qëllim kryetaren e Shkupit dhe NQP-në apo qëllimin që ata tregojnë, që është borxhi ndaj tyre, por po e merr formën e një proteste politike.

Transportuesit privatë të autobusëve kërkojnë nga Qyteti i Shkupit t’ua shlyejë borxhin dy kompanive, i cili në total është mbi 90 milionë denarë, pasi siç thonë ata nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm për shkak të mungesës së fondeve.

U.d. Drejtor i Ndërmarrjes qarkulluese publike – Shkup, Aleksandar Stojkovski, javën e kaluar në një intervistë për MIA-n tha se borxhin e ka trashëguar dhe se duhet ta shlyhet. Por në të njëjtën kohë, ai përmendi se sipas analizave të fundit, operatorët privatë nuk kanë paguar, gjegjësisht nuk kanë tarifuar asnjë kartelë, ndërsa kjo, siç tha ai, është obligim i tyre sipas nenit 5 të kontratës ndërmjet NQP-së dhe kompanitë private