Tirana ndez dritat e pemës së festave të fundvitit

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin e festave dhe e gjithë bota ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit.

Si shumë qytete europiane, edhe Tirana mbrëmjen e sotme ka ndezur dritat në Sheshin Skëndërbej.

Fshati i Krishtlindjeve tashmë ka hapur dyert për qytetarët dhe bredhi i stolisur i vendosur në mes të sheshit mbrëmjen e sotme vezullon nga driatat.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ashtu si dhe e dio tradita mes fëmijëve ka ndezur dritat e pemës.