Të paktën 12 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut që përmbysi një autobus në Kolumbinë veriperëndimore, në provincën Risaralda, njoftuan sot autoritetet kolumbiane.
“Fatkeqësisht, 12 persona humbën jetën, pesë u shpëtuan dhe shpëtimtarët po punojnë për nxjerrjen e trupave tjerë nga autobusi”, deklaroi Viktor Manuel Tamajo, guvernator në Risaraldë.
Zyrtarët thonë se në autobus ishin 25 udhëtarë.
Kolumbia është prekur nga një sezon me shi të dendur, ndërsa deri tani kanë humbur jetën më shumë se 216 persona, 48 persona janë ende të zhdukur, ndërsa 538.000 persona kanë mbetur pa shtëpi për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga reshjet.

