Bashkë me von Cramon, Abdixhiku takon shqiptarë në Hamburg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, takoi mbrëmë në Hamburg profesionistë shqiptarë të mjekësisë, ushtrisë, programimit, drejtësisë e sektorit privat.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim ishte mysafir së bashku me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përcjell arbresh.info.

Gjithashtu, i pari i LDK-së theksoi se Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e njerëz në secilin qytet të Evropës.