Smakiqi: AKK të nis hetimet ndaj Bordit të Drejtorëve të Ibër Lepencit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsionit duhet të filloj hetimet ndaj Bordit të Drejtorëve të Ibër Lepencit, pasi emërimit të Faruk Mujkut si kryeshef.

Smakiqi, ka shkruar se Mujku në të njejtën kohë ushtron edhe detyrën e asamblistit në komunë e Mitrovicês, që siç thotë ai përbën konflikt interesi.

Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Vendimi është marrë me datën 1 të këtij muaji dhe hyn në fuqi nga data e miratimit, me aplikim nga 6 dhjetori 2022.