Grosi: Irani mund të bëjë më shumë se një bombë bërthamore
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot deklaroi se është i dëshpëruar që organizata që është duke e kryesuar nuk ka qenë në mundësi të kryejë mbikëqyrje mbi programin bërthamor iranian për dy vite.
“Irani ka material të mjaftueshëm për të krijuar më shumë se një bombë bërthamore. Por, kjo nuk do të thotë se janë duke e bërë, por se është e nevojshme transparencë e plotë”, deklaroi ai në Universitetin Politeknik në Milano.
Ai deklaroi se ANEB-i vazhdon të punojë në kontrollin e përdorimit të materialeve bërthamore nga Irani.
“Për fat të keq, nga shkurti 2021, Irani nuk i përmbushi obligimet e veta, kështu që thuajse dy vjet ANEB-i nuk kryen inspektime kur bëhet fjalë për uraniumin e pasuruar”, shtoi Grosi.
Në intervistën për gazetën italiane “Republika”, drejtori i ANEB-it tha se “situata me Iranin për momentin është e ndërlikuar”

