Ragmi Mustafa nesër viziton ish-liderët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, nesër do të udhëtojë për në Hagë.

Mustafa pritet që të takoj ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë.