Dodik: Kurti po kërkon alibi për mospërmbushjen e obligimeve ndërkombëtare
Duke e frikësuar botën me Republika Srpskan, e cila është një kategori kushtetuese, i ashtuquajturi Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është duke kërkuar alibi për mospërmbushjen e obligimeve të saj ndërkombëtare, rrjedhimisht duke e thelluar krizën dhe duke e shtyer zgjidhjen, ka thënë Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Republika Srpska ka qeverinë e saj, e cila është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe politika e saj nuk diktohet nga jashë, madje as nga Beograadi, siç pretendon Kurti”, tha Dodik në një deklaratë kur u pyet për të komentuar vlerësimin e Kurtit i cili kishte thënë se për shkak të “përvojës së hidhur” nga Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta lejojë themelimin e komunave serbe në Kosovë, sepse nuk dëshiron që Serbia ta “kopjojë modelin” e Republika Srpska.
Dodik shtoi se duke e nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, Prishtina është zotuar për të themeluar një asociacion të komunave serbe, të cilin Kurti e refuzon vazhdimisht dhe e cila nuk ka fare të bëj me Republikan Srpska ose Serbinë.

