Zgjidhet problemi me ngrohtoren Shkup-Veri, menaxhimin për një vit do ta do ta bëjnë Elektranat e Maqedonisë
Shkup, 30 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Ngrohtorja “Shkup- Veri” dhe SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sot janë në përfundim të negociatave dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik, me të cilën EMV do të marrë përsipër menaxhimin e ngrohtores dhe ngrohjen e përdoruesve të saj.
“Udhëheqësia e Ngrohtores “Veri” sot në ora 13:00 është në takim në SHA EMV, ku duhet të përfundojnë negociatat, të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik dhe të sigurojnë ngrohjen e qytetarëve në komunat Çair dhe Butel, si dhe institucionet, çerdhet dhe shkollat, duke e marrë parasysh se EMV e ka marrë përsipër ngrohjen edhe të asaj pjese”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për përfundimin e ndërtimit të gazsjellësit Negotinë – Kavadar- Manastir.
SHA EMV më herët ka bërë të ditur se furnizimi me energji ngrohëse po ecën pa probleme dhe do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, sepse për muajin dhjetor është siguruar gaz natyror nga “Makpetrol prom-gas” dhe energji ngrohëse nga TE-TO.
Sipas Kovaçevskit, kjo i mohon njoftimet se nesër nuk do të ketë ngrohje për shkupjanët dhe se për sot ka vetëm rezerva të gazit dhe nuk ka blerje të re.
“Kjo nuk është e vërtetë, sepse para tri ditësh EMV ka lidhur marrëveshje për blerjen e gazit nga “Makpetrol” dhe ngrohja e qytetit të Shkupit është e garantuar për tërë dhjetorin”, tha Kovaçevski.
Ai informoi se po mbërrijnë pajisjet dhe po sigurohen lejet për transportin e 300 tonëve pajisje – një transformator nga Turqia, si dhe janë duke përfunduar edhe remontet në TEC Oslomej, i cili duhet të vihet në funksion. Siç njoftoi ai, po përfundojnë punimet në gjeneratorin e TEC Negotinë, i cili gjithashtu duhet të vihet në funksion.
“Qeveria e ka obligim që t’u sigurojë ngrohje qytetarëve të qytetit të Shkupit për dy arsye që të ngrohen dhe së dyti, rrjeti elektrik shpërndarës i Qytetit të Shkupit është bërë në mënyrë kompatibile me ngrohjen e ngrohjes qendrore. Nëse nuk është ngrohja qendrore dhe nëse 60.000 amvisëri në disa komuna lidhen me ngrohje, atëherë do të ketë rënie të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qytetin e Shkupit”, theksoi Kovaçevski.
Ai u tha qytetarëve të mos brengosen, sepse deri në fund të vitit janë siguruar mjete për energjensa, ndërsa për tejkalimin e krizës energjetike janë të parapara në buxhetin e vitit 2023.
Ai i bëri sërish thirrje opozitës që të mos bllokojë ligjet që kanë të bëjnë me energjinë.

