Janë paguar mbi 55 milionë denarë për dy nënmasa nga Fondi intervenues
Shkup, 30 nëntor – Agjencia pagesore njoftoi se janë paguar më shumë se 55 milionë denarë për dy nënmasa nga Fondi intervenues për mbështetje financiare për lakrën e prodhuar apo të shitur si dhe për kumbullën e prodhuara apo të shitur.
“Janë paguar 41.691.315 denarë deri te 1.630 shfrytëzues të nënmasës për mbështetje financiare për lakrën e prodhuar dhe të shitur tek blerësit për periudhën nga 13.04.2022 deri më 07.05.2022. Shfrytëzues nga kjo nënmasë janë njësitë bujqësore të regjistruara që në vitin 2022 kanë prodhim të lakrës dhe të njëjtën ua kanë dorëzuar blerësve në Regjistrin e blerësve për produkte bujqësore që llogaritet në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, për sasinë maksimale prej 30,000 kilogramë për hektarë. Shuma e mbështetjes financiare është tre denarë për kilogram të lakrës së prodhuar apo të shitur”, informojnë nga Agjencia.
Janë paguar 13.329.398 denarë ndaj 478 shfrytëzuesve për nënmasën e mbështetjes financiare për kumbullën e prodhuar dhe të shitur ndaj blerësve të regjistruar për periudhën nga 20 gushti i vitit 2022 deri më 30 shtator 2022.
Sipas drejtorit Nikica Baçovski, kujdesi për fermerët mbetet prioritet, ndërsa qëllimi përfundimtar është rritja e prodhimit bujqësor vendor.

