170 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë
MPB-ja informon se gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar janë sanksionuar 170 shoferë.
Prej tyre, tetë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 99 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 71 jashtë vendbanimit, njofton policia.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

