Haradinaj: Mbrëmë u evitua rreziku i parë, por situata në veri nuk është zgjidhur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se me marrëveshjen mbrëmshme për targat është evituar rreziku i parë, por nuk është zgjidhur situata e krijuar në veri.

Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të fillojë dialogun me serbët lokalë, ngase sfidë mbetet kthimi i tyre në institucione, apo plotësimi i vendeve vakante, shkruan Reporteri.net.

“Me marrëveshjen e djeshme e kemi evituar rrezikun e parë, pra që të kemi viktima, qofshin këta policë të Kosovës apo qytetarë serb të veriut. Mirëpo, dje me marrëveshjen nuk është zgjidhë situata në veri. Sida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i vendeve vakante.

Ne kemi kërkuar dialog me serbë lokalë. Qëllimi i rezolutës tonë është me iu ikë pasojave. Unë e kam ditë që do të vijmë te një marrëveshje e tillë për faktin se Escobar dhe Lajçak gjatë vizitës së tyre të parë në Prishtinë kanë thënë qartë se integriteti territorial s’është i negociueshëm, sovraniteti s’ është i ngeociueshëm. Mos të eksperimentojmë askush prej neve me ide se ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga Asociacioni”, u shpreh Haradinaj në seancën e Kuvendit. Nëse dojmë me shpëtu nga Asociacioni të ulemi bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, tha Haradinaj.