Blinken: Ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën për mbrojtje dhe pozicion të fuqishëm në tryezën negociuese

SHBA-ja ndan 400 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën “për mbrojtje kundër sulmeve të pamëshirshme të Kremlinit ndaj infrastrukturës kritike energjetike të vendit”, kumtuan sot nga Departamenti amerikan i shtetit.

Prej atje theksuan se ndihma vazhdon për Ukrainën që të mbrohet dhe të ketë pozicionin më të fuqishëm të mundshëm në tryezën e ardhshme negociuese të luftës në vend të filluar nga Kremlini.

“Nën kompetencë të presidentit, e miratoj këstin tonë të 26-të të armëve dhe pajisjeve amerikane për Ukrainën që ndahen nga gushti i vitit 2021, kumtoi sekretari shtetëror Entoni Blinken.

Ky këst përfshin armë shtesë, municion dhe pajisje për mbrojtje ajrore dhe vjen nga rezervat e Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së. Deri më sot, ndihma shtesë për Ukrainën e dhënë nga kjo Administratë është afërsisht 19.7 miliardë dollarë.

“SHBA-ja me më shumë se 40 vende dhe partnerë e mbështesin popullin e Ukrainës në luftën e tyre për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë, që e udhëheqin me guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të pa kufi”, tha Blinken.

Nga Departamenti i shtetit theksojnë edhe se Franca, Britania e Madhe dhe Suedia marrin pjesë me ndihmë në vlerë prej qindra milionë dollarëve. Londra premtoi 50 milionë funte për mbrojtje ajrore, ndërsa ndihma e ngjashme e Suedisë është 300 milionë dollarë.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën rreth sa është e nevojshme për të vazhduar të mbrojë dhe të jetë në pozicion më të fortë të mundshëm në tryezën negociuese kur të vijë koha për këtë”, theksoi ai.