Banesa përfshihet nga flakët, çifti shpëton për mrekulli

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të Zi ndërsa sipas policisë ka vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit brenda banesës kanë qenë një çift të moshuarish të verbër, por që nuk kanë pësuar lëndime pasi i kanë shpëtuar banorët. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.