Xie Zhenhua pret të vazhdojë konsultimet me John Kerry për temën klimatike

I dërguari i posaçëm i Kinës për ndryshimin e klimës, Xie Zhenhua tha të shtunën se po pret të vazhdojë konsultimet e drejtpërdrejta mbi ndryshimin klimatik me homologun e tij të SHBA-së John Kerry, pasi të përfundojë Samiti i COP27 në Egjipt.

Një njoftimin e dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit të premten, thuhet se Kerry ishte testuar pozitivisht për COVID-19, por po vazhdon të punojë në konferencën e COP27 nëpërmjet ndërlidhjes telefonike.

Xie Zhenhua i përshkroi bisedimet e tij me John Kerry si konstruktive në një konferencë shtypi të shtunën, duke shtuar se ata do të vazhdojnë konsultimet. (Fani)