Një femër e moshës së mitur është raportuar e zhdukur

Një person, femër e moshës së mitur, shtetase kosovare, është raportuar se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18.11. 2022, në ora 7:00, në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë 18.11.2022 – 07:00. Ankuesja, femër kosovare, ka informuar se mbesa e saj e mitur, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.