Forum ekonomik ballkanik në Shkup
Shkup, 18 nëntor – Forum ekonomik ballkanik do të mbahet sot në Shkup, me debate për situatën, perspektivat dhe politikat e zhvillimit ekonomik të rajonit.
Pjesëmarrësit do të debatojnë për “Bashkëpunimin ekonomik rajonal – mit apo realitet?”, “Perspektivat energjetike të Ballkanit për një tranzicion më të shpejtë energjetik”, “Financimi i zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal”, “Përtëritja dhe përmirësimi i fuqisë punëtore ballkanike”…
Sipas paralajmërimit të organizatorit, në forum do të mbajë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, euroambasadori Dejvid Gir, ambasadori austriak në vend, Georg Vucas, ndërsa me video fjalime do të drejtohen komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhei dhe Dubravka Shuica, zëvendës kryetare e Komisionit Evropian.

