“E ardhmja frymëzuese” – Samiti i dytë i Platformës kombëtare për sipërmarrësi të grave
Shkup, 17 nëntor – “E ardhmja frymëzuese” titullohet Samiti i dytë për sipërmarrësi të grave, i cili do të mbahet sot dhe nesër në kuadër të Platformës kombëtare për sipërmarrësi të grave, projekt i bashkëfinancuar nga BE-ja, në bashkëpunim me Asociacionin e grave afariste të Maqedonisë, Fondacionin për menaxhim dhe hulumtime industriale – MIR dhe Lidhjen e Odave ekonomike të Maqedonisë.
Siç njoftojnë nga Platforma nacionale për sipërmarrësi të grave, në samit do të jenë të pranishëm zëvendësministri në Ministrinë e Ekonomisë, Zoran Manevski dhe drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Llukarervska, si dhe një përfaqësues i Delegacionit të BE-së. PËr samitin do të flasin Valentina Disoska, kryetare e Platformës kombëtare dhe kryetare e Shoqatës së grave afariste, Gabriella Kostovska Bogoeska, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për menaxhment dhe hulumtime industriale dhe Trajan Angelloski, kryetar i Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë.
Pas hapjes zyrtare do të ndahen çmimet për sipërmarrësit më të mirë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat Platforma i ndan në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë.

