Ofensivë ndërtimore dhe kaos në komunikacion në qendër të Shkupit
Shkup, 17 nëntor – Rikonstruimi në të njëjtën kohë i disa rrugëve kryesore në Shkup, qarkullimi në një apo dy korsi dhe shoferë nervozë është përditshmëri në kryeqytet, posaçërisht në orët e mëngjesit dhe të pasdites.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se rikonstruimet janë me kërkesë të qytetarëve dhe bëhen për shkak të vjetërsisë së rrugëve.
“Rruga “Teodosij Golloganov” te Klubi i deputetëve dhe buleverdi “Kuzman Josifovski-Pitu” te Banka Popullore janë pjesë e rrugëve ku në këtë moment po kryhen aktivitete ndërtimore.
Autoritetet e qytetit presin që këto dy rrugë frenkuentuese të përfundojnë deri Vitin e Ri.
MIA kërkoi përgjigje nga Qyteti i Shkupit se pse në të njëjtën kohë bëhen rikonstruime në rrugë frekuentuese në qytet.
Prej aty thanë se rikonstruimet bëhen për shkak të vjetërsisë dhe rrugët e dëmtuara, gjë që paraqet rrezik për sigurinë në komunikacion.
Afati i fundit për realizim të dy projekteve, siç paralajmërojnë, është fillimi i vitit të ardhshëm.
“Me kërkesë të qytetarëve, Qyteti i Shkupit investon në përmirësimin e infrastrukturës në rrugë, me qëllim të përmirësimit së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në këtë moment po bëhen rikonstruime të rrugëve dhe bulevardeve në disa lokacione në Shkup. Rikonstruimi i dy rrugëve të përmendura realizohet për shkak të vjetërsisë së tyre dhe pasi janë të dëmtuara, shkaktim të rrezikut për sigurinë në komunikacion, ndërsa të njëjtat realizohen me kërkesë disavjeçare të banorëve të Shkupit. Afati i fundit për realizim të dy projekteve, të cilat sapo kanë filluar, është fillimi i vitit të ardhshëm”, qëndron në përgjigjen e Qytetit të Shkupit

