Vazhdon ulja e çmimit të vajit, ky trend do të vazhdojë deri në pranverë
Po ulet çmimi i vajit për gatim. Pasi njëherë arriti deri në 160 denarë për litër, tani një litër mund të blehet edhe me 110 denarë. Ulja e çmimeve bazohet nga rënia e berzave botërore, sqarojnë nga fabrika e Velesit për vaj, “Maslodajna”, transmeton Zhurnal.
Për gjashtë muaj çmimi është ulur për 25%. Ka mjaftueshëm fara luledielli nga Serbia, Bullgaria dhe Ukraina. Ka mjaftueshëm edhe vaj të përpunuar për ushqim. Oferta e sivjetme është mëe madhe nga kërkesa dhe është e kuptueshme që çmimi po bie, sqaron Goran Llazov, drejtor i Maslodajna.
Ky trend i uljes së çmimeve pritet të vazhdojë deri në pranverë, atëherë kur ndoshta pritet përsëri çmime më të larta./Zhurnal.mk

