Ministrat e Bujqësisë nga EJL nënshkruan një komunikatë për mbrojtjen e tokave në Ballkanin Perëndim

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski njoftoi se sot në kuadër të takimit të 16-të të punës së ministrave të bujqësisë nga Evropa Juglindore, që po mbahet në Budva, ka nënshkruar komunikatë me kolegët e tij nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi.

Qëllimi i komunikatës, siç thekson Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk, është krijimi i një platforme rajonale për shkëmbimin e informacionit dhe ndërtimin e politikave të përbashkëta për mbrojtjen e tokës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të punojmë së bashku për identifikimin e degradimit të tokës në rajon përmes monitorimit të tij, për të krijuar më pas politika që synojnë menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, shkëmbimin e përvojës praktike ndërkufitare, zhvillimin e bazave të të dhënave publike dhe platformave të njohurive. Me këtë bashkërisht kontribuojmë në përmirësimin e produktivitetit dhe ofrimin e shërbimeve të ekosistemeve, ushqimit të shëndetshëm dhe të përballueshëm, qasjes në burimet ujore, e me këtë në mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”, thotë Nikollovski.

Nikoqirë të Takimit të 16-të Vjetor të Punës i Ministrave të Bujqësisë së EJL-së janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi dhe Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SGG) në Evropën Juglindore (EJL). Si tema kryesore të takimit u shpallën perspektivat në bujqësi dhe zhvillimin rural, por duhet të merret parasysh edhe procesi i bashkëpunimit rajonal në sektorin e bujqësisë, si dhe rëndësia e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Është planifikuar që ministrat të elaborojnë zbatimin e programit IPARD në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tregtisë së lirë dhe detyrimet dhe masat për lëvizjen e lirë të mallrave bujqësore, furnizimeve dhe rezervave, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe ndikimi i luftës në Ukrainë.

Këtë vit, në nëntor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi merr kryesimin e Kuvendit të SVG-së për vitin e ardhshëm dhe përpiqet për bashkëpunim dhe integrim rajonal në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor