Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Secili duhet të mendojë për interesin e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme

Shkup, 15 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e përsëriti qëndrimin për ndryshimet kushtetuese, sepse ky nuk është vendim i Qeverisë, por vendim i qytetarëve edhe për shtetin dhe se secili duhet ta ketë para vetes interesin e qytetarëve, interesin e brezave të ardhshëm, e më pas interesin personal politik.

“Nëse dikush ka vendosur të izolohet dhe nëse ka vendosur ta izolojë edhe partinë e tij politike, ai nuk mund dhe nuk ka të drejtë të izolojë të gjithë vendin. Ajo që ne e kemi përpara nesh janë vendimet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Edhe pas këtij vendimi do të ketë vendime akoma më të vështira sepse ato reforma nuk janë të thjeshta. Ato janë reforma, të cilat i kanë kaluar të gjitha vendet anëtare të BE-së. Por përmes këtyre reformave, përmes vendimeve të këtilla, ata ndërtuan një shoqëri më të mirë”, tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, Iraçe Garsia Perez.

Ai përkujtoi se qytetarët largohen drejt vendeve-anëtare të BE-së për shkak të pagave më të mira dhe standardeve më të mira.

“Kontrolloni për të parë standardin e jetesës në vendet që ishin pjesë e Paktit të Varshavës deri në vitin 1990 dhe krahasoni me atë që janë ato vende sot. Kjo është lloji i Maqedonisë që unë dua, sepse kur të bëhet anëtare e BE-së, do të ketë qytetarë maqedonas krenarë dhe të gjithë të tjerët që do të mund të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së, por në vendin tonë në shtëpi, e jo një vend-anëtar të BE-së por në një vend të huaj. Ky është vendimi që deputetët kanë përballë. Ky është vendimi që duhet ta marrin”, tha kryeministri.

Për sa i përket intensifikimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe nëse ka negociata, Kovaçevski përkujtoi në takimin e mbajtur të liderëve, ku nuk morën pjesë dy parti politike.

“Unë tashmë kam mbajtur takim liderësh me të gjithë liderët e partive politike. Dy parti politike nuk erdhën atje dhe do ta përsëris edhe një herë – rreziku më i madh për rrugën tonë drejt BE-së qëndron në një parti politike që ka politikë antievropiane, anti-NATO dhe anti-integruese me Evropën Perëndimore. Ajo është E Majta dhe krytari i saj Dimitar Apasiev. Dhe ata tashmë e kanë peng kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe VMRO-DPMNE-së sepse është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion dhe ne si politikanë që e shohim vendin në BE, si qytetarë që e shohin vendin në BE për vete. Për hir të fëmijëve tanë, për hir të gjeneratave të ardhshme, nuk duhet të lejojmë që politikë të krijohet nga piromanë të këtillë politikë që nuk kanë vizion për shtetin, përsëriti Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me eurodeputeten Garsia Perez.