Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë viktima mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik, një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka kanosur atë duke i ekspozuar armën.
Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me vete kishte në posedim një armë të llojit Pistoletë Ekol Special 99 kalibër 9 mm, një karikator dhe 2 fishekë të njëjtit kalibër.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullte, thuhet në raportin policir.

