Bezos paralajmëroi se do të dhurojë një pjesë të pasurisë
Themeluesi i Amazonit, miliarderi Xhef Bezos në intervistë për CNN deklaroi se planifikon gjatë jetës së tij të dhurojë një pjesë të madhe të pasurisë së tij për organizata humanitare.
Për herë të parë miliarderi 58-vjeçar publikisht jep një premtim të tillë. Bezos theksoi se dëshiron të jetë i bindur se dhuratat e tij do të përdoren në mënyrën më efikase të mundshme.
Ndërtojmë kapacitete për ta bërë atë, theksoi Bezos.
Ai në vitin 2010 nuk e nënshkroi nismën “premtim për dhuratë” inicuar nga Uoren Bafet dhe Bill Gejts. Me nismën, nxiten miliarderët të dhurojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre për organizatat humaniatare.
Sipas Blumberg, pasuria e Bezosit është vlerësuar në 124 miliardë dollarë, me çka është njeriu i katërt më i pasur në botë.

