Treni godet një grua në Maxhari

Sot në ora 09:19 treni me numër 601 ka goditur një grua në Maxhari.

Informatat e para janë se treni me numër 601 i cili ka lëvizur në relacionin Tabanoc – Shkup, në lagjen Maxhari ka goditur një person femër. Nga ana e komisionit të NP Hekurudhat dhe policia është bërë ekspertizë ndërsa gruaja e lënduar, nga ana e ndihmës së shpejtë është dërguar në klinikat e Shkupit./Zhurnal.