19 persona humbën jetën në Egjipt pasi një autobus ra në një kanal

Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar sot në një aksident komunikacioni në Egjipt. Një autobus ka rënë në një kanal në veri të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Kajro.

Autobusi transportonte 35 persona kur kishte dalë nga autostrada dhe kishte rënë në kanalin Mansiria në qytetin Aga në provincën Dakalia.